Kamenicë: Sulmoi bashkëshorten, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar bashkëshorten e tij.

I dyshuari mashkull K/Rom, pas një mosmarrëveshje verbale ka sulmuar bashkëshorten e tij K/Rome, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuai pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.