Ky kamarier është në gjendje t’i mbajë 28 pjata me një dorë.
Eddi, kamarieri nga Bukittingi i Indonezisë, pohon se mbajtja e pjatave të shumta me një dorë është pjesë tradicionale në vendin ku është rritur.
Megjithatë, ai këtë tradicionalitet e ka çuar në një nivel tjetër! Ai është në gjendje të mbajë 28 pjata me një dorë, pa ndihmën e askujt.
Atij iu nevojitën tri vite për ta zotëruar këtë aftësi të pazakontë. Si rrjedhojë, u detyrua të paguante shumë pjata që thyente, gjersa e praktikonte atë.
Ndiqeni videon e mëposhtme për ta parë aftësinë e rrallë të Eddi-t.
