“Kam vuajtur nga ankthi dhe depresioni”, moderatorja shqiptare rrëfen problemet me shëndetin mendor

Fjoralba foli për problemet më shëndetin mendor.

Moderatorja Fjoralba Ponari së fundi është përgjigjur në disa prej pyetjeve të ndjekësve të saj.

Me këtë rast, ajo si shumë të tjerë rrëfeu se ka pasur periudha në jetë kur ka vuajtur nga problemet e shëndetit mendor.

Pasi një prej ndjekësve e pyeti se a ka vuajtur nga ankthi apo depresioni, Fjoralba u rrëfye për këtë çështje, duke dhënë edhe një këshillë për të gjithë.

Në përgjigjen e saj, moderatorja thotë se është shumë me rëndësi të kesh dikë afër dhe t’i kërkosh ndihmë.

“Po, nga te gjitha edhe pse ne periudha te ndryshme te jetes! Eshte me shume rendesi te kesh mbeshtetjen si bashkeudhetare, te njerezve te tu me te rendesishem ne luften me secilen prej atyre qe ke permendur. Nese nuk ke besim te njerezit qe ke afer, kerko ndihme te nje profesionist, me besooo eshte shume e rendesishme te ndash ate qe po kalon me dike tjeter, cfaredo qofte ajo qe po ndjen”, shkruan ajo.