Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është takuar sot me gastronomët e Kosovës.
Shoqata e Gastronomëve me anë të një postimi në Facebook kanë bërë të ditur se sot janë takuar me ministrin Zemaj.
“Sot gjatë takimit miqësor, një kafe për qefi me Ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj”, thuhet në postim.
Ndryshe, qeveria e Kosovës ka pasur vazhdimisht kritika për një pjesë të gastronomisë, të cilët nuk po respektojnë masat kundër përhapjes së COVID-19.







