Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë sot se ka kritikuar idenë e bashkëpunimit të LDK-së dhe VV-së.
“Ia kanë nis me ua myt fmitë njoni-tjetrin, e tash kishe po bohen bashkë, ky është morali këtu”, ka thënë Veseli.
Derisa folur për “vijat e kuqe”, ai ka thënë se ato ekzistojnë vetëm për Serbinë dhe për korrupsionin, por jo për partitë shqiptare, shkruan Ballkani.info.
Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje do të ishte e para që do të hynte në dialog me Serbinë dhe se kjo u pa edhe kur deshtën nga zhbënin Gjykatën Speciale.
“Me lanë vet mu, kur u bënë bashkë Ramushi e Hashimi, ata ikën, ata u tërhoqën nga ideja e zhbërjes së Gjykatës Speciale. Si ju tha ambasadro amerikan, u zmbrapsën”, ka thënë Veseli në emisionin N’Konak.
Tutje ai ka thënë se VV-ja do ta pranonte edhe Asociacionin dhe nuk do të kishte problem, pasi që, ka shtuar ai, ata më shumë kanë urrejtje dhe fjalë, sesa vepra.
“Më shumë ka urrejtje Albini ndaj meje dhe Hashim Thaçit, sesa ndaj Serbisë”, ka thënë Kadri Veseli. /Ballkani.info/







