Kadri Veseli e quan “PALAÇO” Agim Bahtirin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka kritikuar ashpër anëtarët e Vetëvendosjes për gjuhën, që sipas tij po përdorin.

Në veçanti, Veseli është marrë me deklaratën e kryetarit të komunës së Mitrovicë, Agim Bahtiri – i cili ditë më parë tha se “në rast se formohet një qeveri e re pa shkuarje në zgjedhje do të ketë vëllavrasje”.

“Kush po thërret për vëllavrasje, ata që s’kanë guxu mi dalë përpara armikut, palaço”, ka thënë Veseli në rtv 21.