Kadri Veseli, kryetari i PDK-së, duke se e ka gjetur “temën” për fushatën zgjedhore. Ai po i “mëshon” fort idesë së një lufte të pakompromis kundër korrupsionit dhe nepotizmit.
Sot, në tri raste e përmendi këtë “luftë”. Fillimisht në betimin e rekrutëve të rinj të Ushtrisë së Kosovës, pastaj në një intervistë televizive, dhe sonte në Kaçanik dhe Ferizaj gjatë takimit më të rinjtë e PDK-së, shkruan Ballkani.info.
“Vetëm një luftë e pakompromis kundër korrupsionit dhe nepotizmit do të bëjë të mundur që të rinjtë tanë të qëndrojnë e ndërtojnë të ardhmen në Kosovë. Sonte vazhdova takimet me aktivistët e Rinisë Demokratike në Kaçanik dhe Ferizaj, të cilëve u shpreha mirënjohje për punën e shkëlqyer organizative që janë duke bërë. Gjithashtu iu premtova se sikurse i kam siguruar rinisë vendin dhe rolin që i takon brenda partisë, si Kryeministër kam për të siguruar edhe hapësirën dhe mundësitë që rinia meriton brenda vendit”, ka thënë Veseli. /Ballkani.info/







