Recetë

Kaçamak me kërpudha: Përgatitet për 20 minuta, është shumë i shëndetshëm dhe shumë i shijshëm!

Për kafjall, darkë, por bën edhe për drekë…

Kurdo që ta përgatitni, këtë ushqim do ta pëlqeni menjëherë!

Përbërësit:

– 500 g kërpudha;
– 3 thelpinj hudhre;
– 50 g ullinj të gjelbër;
– 100 ml verë të kuqe;
– kripë, sipas shijes;
– piper, sipas shijes;
– ½ lugë e vogël rigon;
– 400 ml qumësht;
– 300 ml supë perimesh;
– 200 g miell për kaçamak;
– 100 g kaçkavall të grirë në rende.

Përgatitja:

Vloni qumështin dhe supën, shtoni miellin e kaçamakut dhe duke e përzier vazhdimisht zieni katër minuta, hiqeni nga shporeti dhe pastaj qitjani sipër kaçkavallin e grirë në rende.

Në vaj fërgoni kërpudhat, shtoni hudhrën, kur hudhra të krijojë aromë, qitjani verën e kuqe dhe ullinjtë dhe vlojeni dhjetë minuta.

Nga fundi shtoni erëzat dhe përzieni mirë. Qiteni kaçamakun në pjatë dhe qitni sipër salcën e kërpudhave.

Ju bëftë mirë! – transmeton Telegrafi.