Besa Kabashi

Kabashi për vrasjet e grave: Dikush të japë dorëheqje

Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Besa Kabashi – Ramaj, po vlerëson se shteti duhet të përmirësojë me patjetër performancën karshi nevojave të qytetarëve në aspektin e sigurisë.

Ajo madje përmendi që për shkak të rasteve të vrasjes së grave, duhet të ketë edhe dorëheqje.

”Ne a dojmë me rritë nivelin e sigurisë? Ideja është qysh me përmirësu performancën karshi nevojave të qytetarëve. Shumica e grave vriten në shtëpitë e tyre. Kjo është siguri personale, nuk është as në fushën e sigurisë publike”.

”Jo vetëm tek rastet e sigurisë publike, por të të gjitha rastet e sigurisë, pa bashkëpunim me qytetarin, nuk mund të ketë parandalim të hershëm. E parandalimi i hershëm është e vetmja mënyrë për të ndalë rastet e tilla. Parandalimi i femicidit nuk bëhet pa shoqëri civile. Pa bashkërendim nuk funksionon”.