Javën e që e lëmë pas ka vdekur i mbijetuari i masakrës së Koliqit, Rizah Hyseni.
Rizah Hyseni është i mbijetuari i masakrës së Koliqit, ku ishin plagosur rreth 50 persona e disa të vrarë.
Ai kishte jetuar për këto vite me copa të granatës në trup, por edhe familjarët e tij që ishin të plagosur nga forcat serbe derisa po iknin nga Koliqi.
Në këtë masakër, që ishin garantuar popullata, më 19 prill 1999 kanë vdekur 22 persona, sipas shënimeve të OJQ-ve.
Ndryshe, Rizah Hyseni, është babai i deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Hyseni.







