Modelja e njohur shqiptare, Arbenita Ismajli, shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë.
Ajo do të sjell në jetë vajzën e tyre, dhe gjininë e bebit e ka bërë të ditur i dashuri i saj, reperi, Fero.
Mirëpo, në rrjetet sociale Arbenita shpesh herë poston fotografi me barkun e sheshtë dhe për këtë i bëri kuriozë edhe ndjekësit e saj.

“Je shtatzënë, pse po publikon foto pa barkun e rrumbullakosur? Na jep shpjegim të lutem.”- janë disa prej komenteve, ndaj Arbenita i është përgjigjur:
““Instagrami është platforma ime e biznesit. Kam kontrata dhe foto që i kam bërë më parë”.








