Juventusi po “shkelë” çdo kundërshtar para vetës

Juventusi ka shënuar fitoren e radhës në Serie A.

“Zi e bardhët” sonte kanë mposhtur me Fiorentinën me rezultat 0-3.

Golat i shënuan Bentancur (31’), Chiellini (69’) dhe Ronaldo nga penalltia (79’).

Juventusi nuk di për humbje në 14 takimet e zhvilluara në këtë sezon në Serie A.

Juventusi i prinë renditjes tabelare me 40 pikë, i pasuar nga Napoli me 29 pikë, por që ka një takim më pak të zhvilluar.