Juventusi nuk e lejon largimin e Benatias

Milan, Arsenal dhe Schalke 04 kanë bërë oferta për Medhi Benatia, por Juventusi ka refuzuar të lejojë qendërmbrojtësin të largohet në janar.

Sipas La Gazzetta dello Sport, marokeni 31-vjeçar kërkon me çdo kusht të largohet pasi nuk po gjen hapësira në formacionin bardhezi.

Gjithsesi, Juventusi nuk ka ndërmend ta lejojë të shkojë diku tjetër në mesin e sezonit.

Benatia ka bërë vetëm gjashtë paraqitje në fazën e parë dhe kontrata e tij skadon në vitin 2020, kështu që një largim në verë është synimi i klubit.

Juventusi e bleu marokenin nga Bayerni në vitin 2016 për 20 milionë euro.