Derbi

Juventusi mposht Interin me golin e Mandzukic (VIDEO)

Juventusi e ka mposhtur Interin me rezultatin minimal 1-0 në kuadër të xhiros së 15-të në Serie A në ndeshjen e zhvilluat të premten në “Allianz Stadium”.
“Zonja e Vjetër” mori një fitore të rëndësishme falë golit të vetëm të shënuar nga Mario Mandzukic në minutën e 66’ të takimit.

Me këtë fitore skuadra e Massimiliano Allegrit vazhdon me ecurinë e shkëlqyer në këtë stinor, pasi nuk di ende për humbje, duke regjistruar 15 fitore dhe vetëm një barazim.

Tani Juventusi ka 43 pikë në krye të tabelës, 11 më shumë se Napoli në pozitën e dytë me një ndeshje më pak, kurse Interi mbetet në vendin e tretë me 29 pikë, katër më shumë se Milani, që me rast fitoreje ndaj Torinos të dielën mund të afrohet në një pikë diferencë.

Juventusi në ndeshjen e ardhshme në Serie A luan ndaj rivalit të qytetit, Torinos, kurse Interi e pret në shtëpi Udinesen.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/a1/A1nR.mp4