Juventusi interesohet për mbrojtësin turk

Juventus mendon për mbrojtësin e Sassuolos, Merih Demiral.

21-vjeçari turk ka bërë një fazë të dytë të shkëlqyer në “Mapei Stadium”, që nga janari kur ai u transferua në Serie A nga Alanyaspor.

Në fakt bardhezinjtë kanë një avantazh të konsiderueshëm për të arritur te 21-vjeçari, pasi kalimi i mbrojtësit në Itali u bë falë bashkëpunimit mes Sassuolos dhe Juventusit.

Falë kësaj marrëveshjeje, Demiral mund të veshë fanellën bardhezi për vetëm 15 milionë euro. Në 13 takime të luajtuara me fanelën e Sassuolos, 21-vjecari ka shënuar edhe 2 gola.