Juventusi interesohet për Chiesan

Juventusi është i interesuar për ta transferuar yllin e Fiorentinës, Federico Chiesan, raporton Goal.

21-vjeçari mund të luajë në krahun e majtë dhe të djathtë në sulm, dhe është lidhur me disa klube të mëdha evropiane.

Chelsea dhe Liverpooli kanë shfaqur interesim për të, po ashtu Napoli e Inter.

Fiorentina e vlerëson lojtarin e saj me çmimin prej 70 milionë eurove.

Në 85 paraqitjet e tij me Fiorentinën ka shënuar 12 gola dhe ka bërë 17 asistime, po ashtu është ftuar edhe nga Kombëtarja e Italisë duke bërë 11 paraqitje.