Ylli francez

Juventusi e vëzhgon Mbappen

Juventusi do të tentojë transferimin e Kylian Mbappes nga Paris Saint-Germaini, mirëpo marrëveshja do të jetë e vështirë.

Talenti francez parashikohet të jetë njëri ndër yjet e futbollit botëror në të ardhmen, i cili si 20-vjeçar tashmë ka fituar Kupën e Botës me Francën.

PSG është nën monitorimin e FFP-së, dhe mund të detyrohet që të shesë lojtarë.

Çmimi i Mbappes momentalisht mund të jetë rreth 200 milionë euro, kurse parisienët paguan për të 180 milionë euro për ta transferuar nga Monaco.

Sipas mediave italiane, Juventusi duhet ta shesë Paulo Dybalan për t’i grumbulluar paratë për Mbappen, mirëpo kjo marrëveshje vështirë se do të realizohet