Klubi Italian

Juventus nuk e transferon yllin e madh në janar

Juventus ka marrë një lajm aspak të mirë.
Juventus nuk do të mund ta transferoj Aaron Ramseyn në janar.

Unai Emery ka kërkuar nga Arsenal që mos ta shet mesfushorin në janar edhe pse ka hyrë në muajt e fundit të kontratës, përcjell lajmi.net.

Uellsiani dëshiron të largohet nga skuadra londineze në këtë afat, por që trajneri spanjoll dëshiron ta mbaj deri në fund të sezonit.

Kështu, Ramsey do të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit, pasi kontrata e tij skadon në fund të muajit qershor.

Juventus nuk do të paguaj asnjë cent për transferimin e tij, pasi që marrëveshja verbale mes të dyja palëve thuhet se është arritur.