Juventus mezi e mund Valencian
Juventusi mezi e ka mundur Valencian në ndeshjen e pestë në Ligën e Kampionëve. Ata e mposhtën skuadrën spanjolle me rezultat 1-0, në një ndeshje të baraspeshuar. Me këtë fitore Juventus kalon në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve bashke me Manchester United
Juventus e ka mposhtur me rezultat të ngushtë Valencian sonte në Juventus Arena.
1-0 përfundoi rezultati i kësaj ndeshje, me Juventusin që tashmë ka 12 pikë dhe është e para Manchester United në vendin e dytë më 10 pikë, që po ashtu ka kaluar në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.
Në pjesën e parë Juventusi e dominoi ndeshjen dhe disa herë ju afrua portës së Valencias por nuk arriti që të konkretizonte rastet e saj.
Posedimi ishte në anën e bardhezinjve por që këtë posedim ata nuk arritën që ta shndërrojnë në rezultat.
Pra me rezultat të barabartë përfundon edhe pjesa e parë.
Në pjesën e dytë Juventus e nisi shumë më mirë dhe erdhën të goli i parë në ndeshje në minutën e 46’të te ndeshjes me anë të Mandzukic, për të cilin asistoi Ronaldo.
Ky gol ishte edhe goli i fitores për Juventusin ku e mban vendin e parë në Grupin H por fituesi i këtij grupi përcaktohet nga dy ndeshjet e fundit: Valencia-Manchester United dhe Young Boys-Juventus.