Juve gjen pasardhësin e Alex Sandros
Mbrojtësi i Juventusit, Alex Sandro ende nuk e ka vendosur nëse do ta vazhdojë kontratën me kampionin italian.
E për këtë Juventusi është në kërkim të një zëvendësuesi të tij, transmeton Koha.net.
Alejandro Grimaldo i Benficas është një nga synimet e Juves për krahun e majtë të mbrojtjes, në rast të largimit të Sandros.
Juve fillimisht do ta zgjidh situatën me Sandron para se të vendosë për të bërë ofertë për Grimaldo.