Justin Bieber ngatërrohet ashpër për shkak të bashkëshortes

Justin Bieber edhe një herë është ngatërruar me ndjekësit e tij. Këtë herë për shkak të një komenti të bërë nga një prej ndjekësve të tij në postimin e tij të fundit në Instagram, në të cilin është bashkëshortja e tij, Hailey Baldwin.

Justin e postoi një fotografi të bashkëshortes së tij pa grim në profilin e tij në Instagram dhe e lavdëroi atë për pamjen. Shumë shpejt, një ndjekës komentoi se Justin nuk ka nevojë për diçka të tillë dhe se nuk duhet t’i detyrojë të tjerët të shikojnë se sa i dashuruar është ai. Këngëtarit nuk i pëlqeu aspak ky koment dhe u përgjigj: ‘Ta lavdërosh gruan tënde në publik është një gjë e mrekullueshme. Kjo jo vetëm që ia rrit vetëbesimin, por edhe i bën të tjerët të lumtur. Nuk po e detyroj askënd që ta shikojë. Fundja, ti më ndjek mua! A do të thotë kjo se duhet të ndaloj të shkruaj edhe këngë dashurie? Kjo është jeta ime. Mos më ndjek më nëse nuk të pëlqen”, u përgjigj i zemëruar Justin. Shumë shpejt u paraqitën edhe ndjekësit e tjerë duke e shprehur mbështetjen e tyre për këngëtarin, dhe duke thënë se edhe meshkujt e tjerë duhet ta ndjekin shembullin e tij dhe herë pas here ta lavdërojnë gjysmën e tyre më të mirë.

Justin përndryshe është i njohur për faktin se i shpreh publikisht dashuri gruas së tij. Kohët e fundit ai e postoi një foto ku shihet se si ai dhe Hailey mbahen për dore, dhe nën të cilën ai shkroi: ‘Deri në të shtatëdhjetat. Çdo ditë të dua më shumë’ dhe pastaj i përmendi të gjitha gjërat pozitive me të cilat e bën atë më të mirë: “Ti më jep sfida, më forcon dhe je më cool se unë. Jam shumë në rregull me këtë’, thuhet në postimin e këngëtarit.

loading…