Junik

Juniku hap parkingun për veturat e mërgimtarëve

Komuna e Junikut e ka ngritur lart ‘rampën’ për t’ua mundësuar veturave të mërgimtarëve që të gjejnë vend në parkingun zyrtar.

Këtë e ka bërë të ditur komuna përmes një njoftimi në Facebook. Parkingu do të mbetet i hapur deri më 3 janar 2019.

“Të nderuar bashkatdhetarë, mirë se keni ardhë në vendlindje. Komuna e Junikut ka hapur parkingun zyrtar për ju, i cili do të jetë i hapur nga sot deri me datën 03.01.2019. Urime festa e vitit të ri, ja kalofshi si është më së miri URIME!”, thuhet në njoftimin e komunës.