“Ju lutem mos heshtni”| Zelensky thirrje evropianëve: Nëse rrëzohemi ne, radhën e keni ju

Në një fjalim nga Kievi, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u ka kërkuar evropianëve të ngrihen në mbrojtje të vendit të tij.

“Njerëz të Evropës, ju bëj thirrje që të mos heshtni,” tha ai, përcjell Sky News.

“Dilni në rrugë dhe mbështesni Ukrainën”.

Ai vazhdoi: “Nëse Ukraina nuk do të qëndrojë, Evropa nuk do të qëndrojë. Nëse ne do të biem, radhen e keni ju”.

“Ju lutem mos hesht. Mos i mbyllni sytë për këtë”.