Aktoret

Ju kujtohen “Meneksheja dhe Halili”? Si duken sot protagonistët e serialit të njohur (FOTO)

“Menekshe dhe Halil” është një ndër serialet turke më të shikuara vendin tonë. Ky serial flet për dashurinë dhe sakrificën e Menekshes, një vajze që vjen nga një familje tradicionale dhe konservatore turke me Halilin, djalin boshnjak në Gjermani.

Kanë kaluar 15 vite nga xhirimet dhe duket se dy aktorët kryesorë, Sedef Avci dhe Kivanc Tatlitug kanë ndryshuar shumë, por mbeten po aq të adhuruar nga publiku.

Aktorja Sedef Avcı arriti kulmin e karrierës së saj me rolin e Menekshes pasi seriali pati rekorde shikueshmërie. Vetëm 25 vjeç aktorja mori shumë oferta për projekte te ndryshme, filma dhe seriale. Sot ajo është një aktore shumë e suksseshme me një karrierë të arrirë.

Ndërsa, aktori Kıvanç Tatlıtuğ ka arritur të fitojë zemrat e publikut me rolin e tij si Halili. Aktori i suksesshëm gjatë viteve ka interpretuar shumë role protagoniste dhe vazhdon të ngelet po aq simpatik sa Halili./abcnews.al