Jovic refuzoi Barcelonën për Real Madridin

Luka Jovic shumë shpejt pritet të veshë fanellën e bardhë të “Los Blancos” duke u rreshtuar nën urdhrat e Zinedine Zidane në Santiago Bernabeu.

Sulmuesi i talentuar i klubit të Eintracht Frankfurtit shërbimet e të cilit prej disa kohësh lakmohen me ngulm nga disa prej klubeve më elitare të kontinentit, duket se e ka marrë vendimin e tij për t’u konvertuar në një galaktik.

Pasi refuzoi ofertën e Barcelonës dhe la pa vëmendje interesin e Chelseat, Jovic mësohet t’i ketë thënë po propozimit të klubit merengues dhe tanimë siç raportojnë mediat e huaja pritet vetëm zyrtarzimi i këtij operacioni.

Fillimisht Real Madridi paraqiti një ofertë prej 50 milionë eurosh për të ndërkohë që klubi i Bundesligës pretendonte 80 të tilla, tashmë operacioni pritet të mbyllet më një shifër prej 60 milionë eurosh ndërkohë që duke shtuar edhe bonuset mund të arrijë deri në 70 milionë.

Kështu këtë verë pritet të mbyllet transferimi i Jovic drejt kryeqytetit spanjoll me madrilenët që do të afrojnë në organikën e tyre një lojtar që konsiderohet si një zbulim i kampionatit gjerman, me Jovic që numëron këtë sezon 17 gola në 27 impenjimet në Bundesligë.