Jonida sonte në Madrid përformon këngën “Ktheju tokës”

Po e vazhdon turin e përformimit live te këngës “Ktheju tokës”.

Me këtë projekt, Jonida Maliqi do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision dhe kënga po pëlqehet mjaft shumë.

Jonida ka marrë komente pozitive dhe me performancat e saj po mahnit njerëzit.

Është qyteti i Madridit ai i cili sonte ka radhën që ta dëgjojë “live” Jonidën.

Në videot që janë shpërndarë te faqja e Festivalit të RTSH-së ndër tjera shihen edhe takimet e saj me ndjekësit, fotografitë dhe përqafimet mes tyre.