Jonida në lidhje me aktorin shqiptar?!

Jonida Maliqi është një ndër këngëtaret më të preferuara në të gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj, ku së fundmi na bëri krenar të gjithë ne me performancën e saj në Eurovizion.

Këngëtarja ka qenë shumë në vëmendjen e mediave, jo vetëm për shkak të Eurovizionit por edhe për një lidhje të re me aktorin e humorit të “Al Pazar”.

Revista “Anabel” shkruan se 3 vite pas divorcit me ish-partnerin prej 17 vitesh, Gent Prizreni, Jonida Maliqi është në një romancë me aktorin e humorit të “Al Pazar”, Romeo Veshaj.

Sipas portalit, thashethemet e para nisën në gusht të një viti më parë, kur Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi shiheshin të postonin foto në ambiente të njëjta.

Madje zërat u shtuan kur Romeo publikoi një foto me një vajzë misterioze brune, për të cilën ndjekësit thanë se ishte Jonida.