Joe Biden

Joe Biden paralajmëron një sulm tjetër terrorist në Afganistan në “24-36 orët e ardhshme”

Presidenti amerikan, Joe Biden paralajmëroi për sulm terrorist nga forcat afgane në periudhën prej 24 deri në 36 orë të ardhshme.

“Në mëngjes, u takova me ekipin tim të sigurisë kombëtare në Uashington dhe komandantët e mi në terren. Ne diskutuam për goditjen që ndërmorën forcat tona mbrëmë kundër grupit terrorist ISIS-K në Afganistan. Unë urdhërova që të shkojmë pas grupit përgjegjës për sulmin ndaj trupave tona dhe civilëve të pafajshëm në Kabul, gjë që e bëmë”, deklaroi Biden.

I pari i shtetit amerikan shtoi se “situata në terren vazhdon të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme dhe kërcënimi i sulmeve terroriste në aeroport mbetet i lartë. Komandantët më informuan se një sulm ka shumë të ngjarë të ndodh në 24-36 orët e ardhshme”.

Forcat amerikane kanë paralajmëruar largimin nga Afganistani më datën 31 gusht, teksa po bëhet përpjekje e madhe për evakuimin e afganëve nëpër shtete të tjera.