Mesfushori portugez

Joao Mario në radarin e katër klubeve angleze

Mesfushori portugez, Joao Mario nuk po luan fare tek Interi.

Mario pritet të largohet nga Interi gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi nuk po gjen fare hapësira në ekipin e Luciano Spallettit.

Për portugezin që nga janari deri në maj ka qenë pjesë e West Hamit, ka sërish interesim nga skuadrat angleze.

Calciomercato raporton që katër ekipe të Premier Ligës, janë futur në garë për ish-futbollistin e Sportingut.

Bëhet fjalë për, Wolverhampton Wanderers, Leicester City, Southampton dhe Fulham janë ekipet që duan ta transferojnë Marion. Megjithatë Interi synon që ta shesë përfundimisht futbollistin dhe nuk do të pranojë vetëm huazim të thjeshtë të tij.