Joanikije merr detyrën e mitropolitit të Malit të Zi me këngë kriminale serbe “Kad se vojska na Kosovo vrati…” VIDEO

Në Manastrin e Cetinjës sot ka marrë detyrën zyrtarisht peshkopi mitropolot Joanikije II pavarësisht pakënaqësive të mëdha dhe protestave të qytetarëve malazezë.

Gjatë kohës së marrjes së detyrës janë kënduar këngë nacionaliste nga priftërinj dhe nga vet Joanikije për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë:

“Kad se vojska na Kosovo vrati…”! (Kur ushtria në Kosovë të kthehet…)

Joanikije II është një peshkop mitropolitan ortodoks serb që shërben si Mitropolit i Malit të Zi dhe i Bregdetit dhe primat i Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi që nga maji 2021.

Më parë ai shërbeu si administrator i të njëjtës dioqezë nga tetori 2020 dhe vdekja e paraardhësit të tij Amfilohije i cili njihej si ultra nacionalist serb dhe përkrahës i madh i Rusisë. Edhe peshkopi metropolit Joanikije i takon të njëjtës vijë si edhe paraardhësi i tij.