BBVA3

Jetmiri kërkon të dal nga shtëpia, Arbri i ashpër ndaj tij: Del lakuriq…

Jetmiri ka deklaruar se në “Big Brother” duhet të qëndrojë ose ai ose Egla, pasi sipas tij kjo e fundit e ka ofenduar dhe bullizuar, dhe se përdor sharje në një program që sipas tij e ndjekin edhe fëmijët.

Ndërkohë opinionisti Arbër Hajdari i ka kujtuar atij se një vit më parë për Big Brother ka deklaruar se ky nuk është një program edukativ gjithashtu edhe se doli lakuriq para disa kohësh.

Një pjesë nga debati:

Ledjoni: Jetmir ti nuk ke bërë asgjë të gabuar?

Jetmiri: Kam dëshmitar, janë kaluar normat

Ledjoni: Ka dhe të tjerë që kanë mendim tjetër, prandaj është demokracia. Nuk mund të normohen dy burra që në mes të natës hedhin dyshekët.

Jetmiri: Meqë nuk normohet kjo gjë, dhe meqënëse unë jam gabim, do të lutesha, a mund të dal nga dera e kuqe?

Arbri: Para se të dalësh, të kujtoj që ti erdhe në program 44 ditë më parë, dhe para se të hyje ke thënë që..

Jetmiri: Kam thënë që ky është një program që ndiqet nga fëmijët dhe dua që me shembullin tim të ndryshoj programin.

Arbri: Nga fëmijët e tij del lakuriq…