Jennifer Lopez, vjen si një striptiste shumë seksi në projektin më të ri kinematografik, në filmin “Hustlers”, i cili do të shfaqet në kinema më 13 shtator.
50-vjeçarja ka publikuar disa pamje mjaft të nxehta nga filmi në llogarinë e saj personale në Instagram.
“E martuar me paratë. #Ramona #HustlersMovie” , -ka shkruar Lopez, duke na treguar kështu se në film ajo do të jetë Ramona.
J.Lo më herët ka treguar se ajo kishte ankth dhe stres kur pranoi të luante rolin e balerinës ekzotike, Ramona.
“Isha e tmerruar dhe u ndjeva mjaft e ekspozuar”, – rrëfeu Lopez për Variety pak kohë më parë, duke shtuar:
‘Duhet të rimarrësh përsëri fuqinë tënde. Duhet të jesh kaq e guximshme. Është një karakter i shkëlqyeshëm për tu luajtur”.







