Jennifer Lopez dhe Steve Aoki sjellin versionin remiks të këngës “Medicine”

Jennifer Lopez ka publikuar versionin e ri të këngës “Medicine”.

Jennifer Lopez një muaj më parë solli këngën “Medicine” në duet me French Montanën, të shoqëruar edhe me videoklip.

Kësaj radhe, ajo këtë projekt e solli në versionin remiks, ndërsa bashkëpunëtori që zgjodhi për këtë këngë është Steve Aoki.

Ky artist kishte bashkëpunuar edhe me Era Istrefin për këngën “Anything More”, e cila u publikua në nëntor të vitit 2018.

Më poshtë mund ta dëgjoni versionin remiks të këngës “Medicine” nga Jennifer Lopez dhe Steve Aoki.