Jennifer Lopez heq dorë nga ëmbëlsirat për rolin e striptizetës

Këngëtarja dhe aktorja Jennifer Lopez befasoi audiencën gjatë shfaqjes “Show Ellen Show”, duke thënë se do të heqë dorë nga ëmbëlsirat për dhjetë ditë për t’u përgatitur për rolin e striptizetës në filmin e ri.

Ajo vendosi ta merrte këtë hap pasi trajneri i saj personal e këshilloi për ta lehtësuar situatën e saj, ndërsa partneri Alex Rodrigez iu bashkua në këtë sipërmarrje afatshkurtër.

“Nuk e bëj shpesh, por tani jam duke u përgatitur për një film në të cilin do të luaj rolin e një striptizete. Mendoj se kostumet do të jenë më të hapura, kështu që unë jam duke e përgatitur trupin. Trajneri ka sugjeruar që të bëjmë diçka të re, pasi unë konsumoj ushqim të shëndetshëm”, tha Lopez.