Jennifer Aniston e nxjerr në ankand foton nudo

Gjitha fitimet nga ky imazh do shkojnë për bamirësi.

Jennifer Aniston ka hedhur në ankand një portret lakuriq të vetes për të ndihmuar në mbledhjen e parave për lehtësimin e dëmeve të shkaktuara nga koronavirusi, shkruan independent.

Të hënën, aktorja njoftoi lajmet në profilin e saj në Instagram duke e publikuar një video të fotografit Mark Seliger duke punuar në një dhomë të errët për portretin ikonik, të përfunduar në nëntor të vitit 1995.

Në imazhin e vënë në ankand shohim aktoren lakuriq duke pozuar me këmbët e kryqëzuara, foto këto që u bënë në kohën sa po u xhironte sezoni i parë i serialit ‘Friends’.

Portrete të yjeve Leonardo DiCaprio, Billie Eilish, Dr. Dre dhe Snoop Dogg janë gjithashtu duke u shitur. 

https://www.instagram.com/p/CA0Rm5eD4m8/?utm_source=ig_embed