Aktorja e njohur hollivudiane, Anne Hathaway ka zbuluar sekretin e saj për të menaxhuar gjendjen psikologjike të rënduar. Në një intervistë për revistën “Town dhe Country”, ajo tha:

“Vendosni një matës kohe në telefon, merrni pranë një qiri dhe shkruani gjithçka që ju shqetëson. Nxirreni të gjithën në letër. Mos e lexoni. Kur të përfundojë koha që i keni caktuar vetes, merreni letrën dhe digjeni. E gjithë energjia dhe zemërimi bëhen tym”.

Më pas, shtoi se rrjetet sociale e ndihmojnë të jetë sa më e qetë në jetën e përditshme.

“Mundësia për të bërë dicka sipas qëllimeve të mia, ka qenë dicka e mirë për mua. Instagram më ka mësuar si të qetësohem dhe të komunikoj në mënyrë sa më të qartë”, përfundoi Anne.