Java nis me vranësira, temperaturat nuk bien në minus

Për të Hënën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu.

Era do të fryjë nga kuadrati i juglindjes me shpejtësi prej 14-32 km/h.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 4 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 9 deri në 11°C.