Janë vjedhur të dhënat e 29 milionë llogarive në Facebook

Të dhënat e 29 milionë llogarive të përdoruesve janë vjedhur në sulmin më të madh të hakerave në Facebook në historinë e këtij rrjeti social, njoftoi sot kompania.

Kompania nuk ka mundur të jep ndonjë emër për marrjen e të dhënave, por tha se FBI është duke hetuar në mënyrë aktive se kush e ka kryer sulmin.

Facebook është duke u përballur në vazhdimësi me probleme që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të dhënave personale të përdoruesve të saj, të cilat janë keqpërdorur.