James Franco i rikthehet aktrimit katër vjet pas akuzave seksuale ndaj pesë grave

James Franco i rikthehet aktrimit katër vjet pasi u akuzua për sjellje të pahijshme seksuale nga pesë gra.

Ylli i “127 Hours” 44 vjeç, do të rikthehet në ekranin e madh pasi u luajt si një “peshkatar” në dramën e Bille August të pas Luftës së Dytë Botërore, “Me, You”.

“Jam i ngazëllyer për të hyrë në këtë projekt fenomenal dhe për të punuar me legjendarin Bille August. Unë jam një fans i madh i punës së tij dhe Me, You është një skenar vërtetë i shkëlqyer”, tha ai, sipas The Hollywood Reporter.

Foto: WireImage

Ai gjithashtu ka fituar një tjetër kredit aktrimi për rikthimin e tij me një rol në filmin aksion “Mace”.

Në qershor 2021, Franco zgjidhi një padi për sjellje të pahijshme seksuale për 2.2 milionë dollarë pasi ai dhe partneri i biznesit Vince Jolivette u akuzuan për përfshirje “në sjellje të papërshtatshme seksuale ndaj studenteve femra duke seksualizuar fuqinë e tyre si mësuese dhe punëdhënëse duke ua varur mundësinë për rolet në projektet e tyre” në shkollën e aktrimit që dyshja vepronte dikur.

Përveç akuzës për sjellje të pahijshme seksuale nga pesë gra në vitin 2018, regjisori i “Disaster Artist” më parë u tha se edhe kishte bërë përpjekjen për të organizuar një takim me një vajzë 17-vjeçare në një hotel në New York në vitin 2014.

Pas shpërthimit të skandalit, Franco pranoi se mesazhet ishin legjitime dhe kërkoi falje, duke thënë se ishte “i turpëruar” dhe “kishte përdorur gjykim të keq”.

Duke u paraqitur në “The Jess Cagle Show” të SiriusXM vitin e kaluar, Franco tha se ishte i varur nga seksi dhe “plotësisht i verbër ndaj ndjenjave të njerëzve”.

“Në vitin 2018 kishte disa ankesa për mua dhe një artikull për mua dhe në atë moment mendova se do të hesht, do të bëj pauzë”, tha ai.

Franko tha se “nuk ishte koha e duhur për të thënë asgjë”, sepse kishte “njerëz që ishin të mërzitur me mua dhe unë kisha nevojë të dëgjoja”. /Telegrafi/