“Jam shtatzënë”, Tea Trifoni bën lëmsh rrjetin: Nëse bëhen 1 milion ndjekës do të tregoj kush është babai

Tea Trifoni edhe pse nuk është pjesë e programit “Për’puthen” vazhdon të jetë shumë e komentuar në shtypin rozë.

Së fundi, ajo ka zhvilluar një bisedë me ndjekësit e saj teksa nuk hezitoi të përgjigjej edhe në pyetjet më private.

Shumë prej fansave kanë aluduar se Tea është shtatzënë pasi në foton e fundit shfaqet me barkun e rrumbullakosur.

“Je shtatzënë se na mbyte?”, – “Po more, po hidhem në muajtin e shtatë, i kam binjakë, një djalë dhe një vajzë”, përgjigjet Tea me ironi dhe shaka.