Jaguar bëri versionin rely F-Type (Foto)

Jaguari britanik ka bërë dy versione reli të modelit F-Type të konvertueshëm për nder të 70-vjetorit të fillimit të lansimit të veturës së parë sportive.

Bazuar në versionin me katër cilindra të këtij sportisti, modelet e reja janë të pajisura me ulëse garash, aparat për shuarjen e zjarrit …

Makinat e rely posedojnë njësinë 2.0-litërshe, si dhe versionin standard me të njëjtën fuqi prej 300 kuajsh, por me pezullimin e përmirësuar, frenat më të mira dhe performancën e përmirësuar për shtigje me baltë, transmeton KosovaPress.

Jaguar nuk ka njoftuar nëse do të përfshijë këtë makinë në ndonjë garë zyrtare të rely.