Urimet

Ja urimi i Ramiz Lladrovcit për Vitin e Ri

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar qytetarët e Drenasit, Drenicës dhe të gjithë shqiptarët kudo jetojnë si dhe miqtë e tij, me rastin e Vitit të Ri 2019.

Ai po ashtu, ka shkruar se “Në këtë natë feste, uroj për vit të mbarë në veçanti çdo familje të heroit, dëshmorit dhe martirit, invalidit dhe veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veprimtari e kontribuuesi për çlirim, kudo që ndodhet, duke qenë pranë tyre, me zemër e shpirt, sepse i konsideroj të bekuara dhe vlerë të atdheut dhe lirisë tonë.”

Ja postimi i Ramiz Lladrovcit në Facebook:

“Qytetarë të Drenasit, Drenicës dhe shqiptarë kudo që jetoni, miq të mi,
Gëzuar Viti i Ri, 2019, me urimet më të sinqerta për sukses dhe lumturi për Juve dhe familjet Tuaja.
Ndërrimi i moteve, sonte, qoftë kufiri i ndarjes nga dyshimi një herë e përgjithmonë për mundësitë tona, për vullnetin tonë për të ndërtuar pushtet të fuqishëm lokal dhe qendror ku sundon ligji, të kemi mirëqenie dhe perspektivë. Andaj, qoftë viti 2019, vit i realizimit të synimeve tuaja, suksesit dhe lumturisë.

Uroj secilin qytetar, të ketë besim në rrugën tonë për arritjen e qëllimit tonë, për Republikë të përparuar dhe të denjë pas vuajtjeve shekullore.

Në këtë natë feste, uroj për vit të mbarë në veçanti çdo familje të heroit, dëshmorit dhe martirit, invalidit dhe veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veprimtari e kontribuuesi për çlirim, kudo që ndodhet, duke qenë pranë tyre, me zemër e shpirt, sepse i konsideroj të bekuara dhe vlerë të atdheut dhe lirisë tonë.
Urime, gëzuar Viti i Ri 2019!”