Aksidenti në qytetin e Gjilan në të cilin u përfshinë një traktor një kamion që po transportonte ujë, dhe disa vetura nuk dihet se sa lëndime njerëzish ka shkaktuar, por shihet që demet nëpër rrugë janë të mëdha.
Ballkani.info mëson se frenat e kamionit që u aksidentua është njëri ndër shkaktarët e këtij aksidenti fatal.
“Unë po i dëgjojë policët duke thënë se kamionit nuk i kanë punuar frenat, dhe si pasojë nuk ka mundur të kontrollojë vozitjen ”pohoi një burim i Ballkani.info.
Edhe zëdhënësi i policisë në Gjilan Ismet Hashani ka thënë se nga aksidenti ka shumë të lënduar por ende nuk dihet numri i tyre. /Ballkani.info/







