Ja sa i kanë pagat gjyqtarët dhe prokurorët pas rritjes 100% nga Qeveria Haradinaj

Vitin e kaluar kryeministri Ramush Haradinaj mori vendim për rritjen e pagave në sistemin e Drejtësisë, rritje kjo më e madhja që ka ndodhur ndonjëherë për gjyqtarët dhe prokurorët.

Fillimisht vendimi për rritjen e pagave ishte pezulluar për një kohë dhe lënda ishte dërguar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, por, më 11 qershor të vitit të kaluar, Gjykata Kushtetuese doli me interpretimin se vendimi për rritjen e pagave nuk ishte jokushtetues.

“A e dini sa i vogël është numri i pushtetarëve që përfitojnë nga rritja e pagave? Këtu përfitojnë direkt 600 gjyqtarë dhe prokurorë. Pra, mos harroni, sot fitues janë ata. Edhe ne po flasim për rend dhe ligj, po hartojmë ligje të mira. Sot u ka shkuar përkrahja më e fuqishme institucioneve të zbatimit të ligjit, në këtë rast nga sot 600 gjyqtarë dhe prokurorë i kanë pagat me ngritje”, kishte deklaruar Haradinaj gjatë një mbledhje të Qeverisë.

Pagat e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve janë rritur 100 për qind dhe ata këto paga i kanë marrë në mënyrë retrokative që nga 1 janari i vitit 2018, shkruan Ballkani.info.

Ballkani.info e sjellë të plotë rritjen e pagave për punëtorët e sistemit të drejtësisë:

Rritja e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët

Kryetari i Gjykatës Supreme: Prej 1500 në 2950

Të gjithë gjyqtarët e Gjykatës Supreme: Prej 1000 në 2000

Kryetari i Gjykatës së Apelit: Prej 1000 në 2000

Të gjithë gjyqtarët e Gjykatës së Apelit: Prej 900 në 1800

Kryetari i Gjykatës Themelore: Prej 900 në 1800

Gjyqtari mbikëqyrës i një dege të Gjykatës Themelore: Prej 855 në 1710

Çdo gjyqtar i Gjykatës Themelore: Prej 630 në 1260

Gjyqtarët e departamenteve për Krimet e Rënda, Çështjet Ekonomike apo Administrative: Nga 810 në 1620 euro.

loading…