Ja sa fluturime u kryen për Festën e Pavarësisë

Për festën e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, shumë qytetarë ja mësyn shteteve tjera për të festuar përvjetorin e pavarësisë.

Dje gjatë ditës në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, janë kryer gjithsej 41 fluturime.

Menaxheri për Planifikimin e Fluturimeve në aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” Driton Hyseni, në një prononcim për Ballkani.info ka thënë se dje gjatë ditës janë kryer 22 arritje dhe 19 shkuarje, ku gjithsej kanë qenë 5,500 udhëtarë.