Ja nga cila datë fillon matja e gazrave tek automjetet

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se që nga data 1 Qershor, do të fillojë matja e gazrave tek automjetet.

Lekaj ka bërë të ditur se është takuar me Shoqatën e Qendrave të Kontrollit Teknik të Automjeteve, me të cilët ka diskutuar detajet rreth realizimit sa më të mirë të këtij kriteri të Bashkimit Evropian, transmeton Ballkani.info.

“Matja e gazrave ka ndikim direkt në mbrojtjen e ambientit dhe sigurinë rrugore”, ka shkruar Lekaj. /Ballkani.info

Postimi i plotë i Lekajt: