Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka publikuar rezultatet finale të dala nga zgjedhjet e 17 tetorit.

Marrë për bazë votat e rregullta, ato nga Diaspora si dhe votat me kusht tashmë kandidatët e zgjedhjeve lokale kanë mundësinë të dinë saktësisht se sa u përkrahën në këto zgjedhje.

Në kuadër të publikimeve tanimë dihet se në Komunën e Gllogocit do të ketë sërish balotazh, në Gjakovë gjithashtu kurse në Komunën e Deçanit fitues i zgjedhjeve është kandidati i AAK-së, Bashkim Ramosaj.

Ramosaj mblodhi gjithsej 9 mijë e 843 vota, transmeto lajmi.net.

Kurse Ramiz Lladrovci nga PDK në Drenas arriti të grumbullojë 10 mijë e 419 vota. Ndërsa kundër kandidati në garën e Drenasit, Driton Ajazi ka marrë gjithsej 6 mijë e 984 vota.

Garës sërish në Gjakovë do t’i hyjnë Ardian Gjini nga AAK si dhe Mimoza Kusari-Lila nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në zgjedhjet e 17 tetorit, Gjini mori 18 mijë e 973 vota, ndërsa Kusari-Lila 15 mijë e 426 vota.