Ja kush janë të ftuarit të parë të “Shiko kush Luan”

“Shiko kush Luan” rikthehet në ekran më 26 shtator pas shumë muajsh që kur u ndërpre dhe gjëja për të cilën ishim më shumë kuriozë lidhej me të ftuarit e parë.

E para që na konfirmoi pjesëmarrjen e saj në puntatën e parë ishte Lori Hoxha (KLIKO) dhe prej saj kemi zbuluar edhe të ftuarit e tjerë.

Lori ka postuar në Instastory një foto të Emina Cunmulajt, duke na treguar kështu se edhe ajo do jetë pjesë e emisionit, teksa edhe Emina ka postuar një foto të Lorit.

Nëse i shihni me kujdes fotot, në sfond shihen edhe të ftuarit e tjerë dhe ne arritëm të dallonim: Mozzik, Kida dhe Xhesika Berberi.

Mozzik ndonëse nuk shihet me portret, duket një pjesë e veshjes me të cilën ai ka postuar foto ditën e sotme.

Edhe këtë vit Luana do jetë nën shoqërinë e aktorëve të “Portokalli” Florjan Binaj dhe Rezart Veleshnja.

Po ashtu, pjesë emisionit do jetë edhe Fifi, e cila do shoqërohet nga orkestra dhe pritet të dhurojë goxha spektakël.

Por, pjesë e emisionit mund të bëheni edhe ju, pasi çdo gocë me histori frymëzuese mund të jetë e ftuara speciale e emisionit, mjafton të aplikoni.