Ja ku po i kalon Luana Vjollca pushimet me të dashurin (FOTO)

Luana Vjollca është një ndër moderatorët më të komentuara kjo për shkak të pamjes së saj dhe jetës private.

Ditët e fundit ajo është ndodhur në Austri ku kaloi disa ditë pushime nën shoqërinë e motrave të saj dhe tashmë ka ndryshuar destinacion.

Luana ka postuar disa foto nga resorti luksoz në Maldive, ku po qëndron së bashku me partnerin e saj Krenar Çoçaj.

Grand Park Kodhipparu quhet resorti ku vetëm një natë kushton minimumi 650 dollarë. Vila e tyre luksoze ka dalje në oqean dhe rrjetë për të bërë banjo dielli e foto Instagrami.