Ja ku do të votojë nesër Daut Haradinaj

Nesër në ora 07:00, pritet të hapen vendvotimet për zgjedhjet lokale. Partitë politike tashmë kanë njoftuar se ku do të votojnë kandidatët e tyre.

Shtabi Zgjedhor i AAK-së në Prishtinë ka njoftuar se kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj nesër do të votojë në 11:30, në qendrën e votimit tek Fakulteti Filologjik

Njoftimi i plotë:

Të nderuara media, Ju njoftojmë se kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj nesër voton në ora 11:30, në qendrën e votimit tek Fakulteti Filologjik, vendvotimi 1906E/10R. Ju ftojmë ta përcillni këtë ngjarje! Shtabi Zgjedhor i AAK-së në Prishtinë